Retour aux promos
e-Albania

Utilitaires

Gratuit

e-Albania

par AKSHI

3,3 (22) v4.0.2 60 Mo Universel 17+

Description

Shërbimet publike online në çdo moment, direkt në pajisjen tuaj

Aplikacioni e-Albania është porta e vetme digjitale, nëpërmjet së cilës qytetarët dhe bizneset mund të aksesojnë online, në çdo kohë dhe nga kudo, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqiperi.
Platforma ofron një eksperiencë të shpejtë, të sigurt dhe të thjeshtë përdorimi, duke mundësuar marrjen e shërbimeve publike online përmes telefonit apo tabletit tuaj.

Nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, institucionet publike shkëmbejnë të dhëna në kohë reale, duke reduktuar procedurat, kohën e marrjes së shërbimeve publike online dhe nevojën për paraqitje fizike.

e-Albania është pjesë e transformimit digjital të administratës publike dhe synon të ofrojë shërbime publike online përmes një pike të vetme kontakti, sipas standardeve moderne të aksesueshmërisë dhe sigurisë.

Karakteristikat kryesore:
Akses në shërbime publike online dhe pagesa elektronike të faturave dhe detyrimeve, verifikim i kundravajtjeve rrugore (gjobat), piket e drejtuesit të mjetit dhe taksave të automjeteve, të dhëna të gjendjes civile dhe certifikata elektronike, gjurmim i aplikimeve dhe çështjeve në kohë reale, shërbime për biznesin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, informacion mbi shërbimet shëndetësore dhe dokumentacionin elektronik, ndërfaqe moderne dhe e optimizuar për pajisje mobile.

Shkarkoni aplikacionin e-Albania dhe aksesoni shërbimet publike online kudo që ndodheni.

Nouveautés (v4.0.2)

Përmirësim i aplikacionit